Universiteti i Prishtinës tash e një vit do të përdorë internetin e kompanisë Kujtesa. Këtë shërbim UP e ka blerë mbi 10 mijë euro, derisa oferta është negociuar, pa tender të hapur.
Kompania “Kujtesa” ka siguruar furnizimin me internet për Universitetin e Prishtinës për një vit, pa u mundur shumë.Në garë për tenderin ”Shërbime të internetit për nevojat e UP-së” nuk ka qenë asnjë kompani tjetër që ofron këtë shërbim, kjo pasi drejtuesit e UP-së kanë vendosur që procesi të negociohet.
“E negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë”, shkruan në njoftimin e shpallur në KRPP.
Tenderin për këtë shërbim kompania Kujtesa e ka fituar më datën 24 të këtij muaji, derisa kontrata do të nënshkruhet nesër, më datën 28 mars 2022.
“Data e dhënies së kontratës 24.03.2022 . Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 28.03.2022 . Emri zyrtar: ” Kujtesa Net ” Sh.p.k. Vlera e përgjithshme e kontratës 10 740,00 euro”.
Në fund është treguar se kontrata mes UP dhe Kujtesës do të zgjatë për 12 muaj. /Botapress.info./