Njësia Speciale e Kosovës është pajisur me uniforma të reja. Këto unifomra janë ekspozuar në aksionet e fundit në Veri të Kosovës.
Ndonëse, kishte ankesa të shumta për mungesë të uniformës ku disa i kishin të vjetërsuar e të shqyera- tani pjesëtarët e Njësisë Speciale janë pajisur me uniforma të reja.
Emri i viktimës në aksidentin mes trenit e veturës në Klinë, është nga Peja
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe Kryetari i Sindikatës së KP’së, Imer Zeqiri.
“Po Policia e Kosovës ka blerë uniforma për pjesëtarët e njësive speciale”, tha ai për Insadjerin.
Insjaderi mëson se këto uniforma kanë ngjyrën e gjelbërit – ngjyrë kjo që simbolizon qëndrueshmërinë heroike të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Më herët, uniformat e Njësisë speciale kanë pasur ngjyrën e kaltër të mbyllët, ndërsa tani uniformat e reja që janë blerë janë me ngjyrë të gjelbërit.
Ngjyrë kjo që edhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është parë duke veshur rroba kur paraqitet në zonat e Veriut.
Kështu dukeshin uniformat e vjetra të Njësisë Speciale:
Lidhur me blerjen e uniformave të reja për Njësinë Speciale, Gazeta Insadjeri ka kërkuar informacione shtesë nga Policia e Kosovës por nuk kanë dhënë përgjigje.