Botapress, 17 Qershor – Po të ishte i gjallë sot do t’i mbushte 78 vjet. Por në përvjetorin e 78-të të tij, vepirmtari Ukshin Hoti edhe më tutje mbetet i zhdukur nga forcat militare serbe nga burgu i Dubravës. Dëshmitarët e masakrës së Dubravës së vitit 1999, kujtojnë se Ukshin Hoti u largua nga burgu i Dubravës dhe prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë, shkruan Botapress.
Në ditëlindjen e tij të 78, partia në pushtet, Vetëvendosje, dhe liderët e saj duket se janë hutuar pas pushtetit dhe e harruan fare Ukshin Hotin. Madje as në ditëlindjen e tij, askush nga Vetëvendosje me asnjë fjalë nuk e kujtuan veprimtarin e zhdukur Ukshin Hotin. Në ndërkohë sa ishin në opozitë kërkonin dhe hedhin parolla për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit.
Por nëse u harrua nga Vetëvendosje, Ukshin Hoti u rikujtua nga Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës dhe deputet i LDK-së, Hoti përmes një postimi në Facebook ka rikutjuar veprimtarin Ukshin Hoti duke thënë se “..Për fatin e tij ende nuk dihet. Drejtësia ende nuk është vendosur.”
Ja postimi i Avdullah Hotit në Facebook:
Sot, në datën e lindjes së tij, përkujtojmë Profesor Ukshin Hotin, filozofin e atdhetarin e rrallë. Për fatin e tij ende nuk dihet. Drejtësia ende nuk është vendosur.