Ukrainasi 55-vjeçar, Vasyl Shtefko, ka vendosur t’i bashkohet ushtrisë për ta luftuar ushtrinë ruse, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.
Shtefko i ka të dy këmbët e amputuar, mirëpo pavarësisht kësaj, ka vendosur t’i bashkohet luftës për ta mbrojtur vendin e tij, raportoi profili i forcave ukrainase në Twitter.
Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë raportuar, po të enjten se më shumë se 230 mijë ukrainas janë kthyer në vendlindje që kur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt.
Shumica prej të kthyerve sipas autoriteteve, janë burra./Botapress.info/