Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në Twitter, ky dikaster i është shprehur mirënjohës shtetit shqiptar për qëndrimin pranë Ukrainës në këtë kohë sfide.
“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik, Shqipërinë, me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet”, shkruan diplomacia ukrainase.
Ndonëse i dyti me radhë, nëntori më i rëndësishëm për shqiptarët mbetet ai i vitit 1912.
Ismail Qemaili, teksa nisi rrugëtimin e tij nën gjurmët e historisë, drejt Vlorës, ngriti flamurin me shqiponjën dykrenare duke e shpallur Shqipërinë të pavarur.
I qëndisur nga Marigona, flamuri kuq e zi, simboli i lirisë, pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës, valvitej i lirë në ballkonin e shtëpisë së Ismail Qemailit.
Me pushkë dhe me penë, Shqipëria ishte e pavarur dhe historia moderne e saj, do të merrte jetë./Botapress.info/