Ukraina ka thënë se sot ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus Sukhoi Su-25, afër qytetit të Volnovakha në Ukrainën lindore.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, ka thënë se ushtria ukrainase e ka në zotërim qiellin në Ukrainë.
Pamjet satelitore: Rrugëtimi i konvojit ushtarak rus drejt Kievit
“Një tjetër avion armik SU-25 së bashku me pilotin u shkatërrua. Gjithsej 34 avionë armikë dhe 37 helikopterë u rrëzuan gjatë luftës”, ka thënë ai në një postim në Tëitter.
Më herët gjatë ditës, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar të dhënat mbi humbjet e Rusisë në territorin e Ukrainës që na fillimi i agresionit.
Megjithatë, këto të dhëna janë shumë më të vogla në numra sesa ato që i ka publikuar vetë Rusia. /Gazeta Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/66-1-1000x461.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/111-450x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/1-4-450x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/3-450x600.jpg)