Ukraina tha se rrëzoi një avion të dytë transportues ushtarak rus jo shumë larg Kievit.
Avioni transportues ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua pranë Bila Tserkva, afërsisht 50 milje në jug të kryeqytetit.
Të premten mbrëma, ushtria ukrainase tha se gjithashtu rrëzoi një aeroplan transporti të rëndë Il-76 pranë Vasylkiv, afërsisht 25 milje në jug të Kievit, raporton The New York Post, percjellë Botapress.