Trupat ruse po i ofrohen termocentralit bërthamorë të Ukrainës në Zaporizhzhia dhe kanë drejtuar raketat e tyre në atë vend, deklaroi Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, shkruan Reuters, përcjellë Botapress.
Rusia e cila tanimë ka marrë nën kontroll uzinën e Çernobilit, rreth 100 km në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Por si duket Rusia nuk po i ndalë pretendimet e saj për të marrë nën kontroll gjithçka në Ukrainë, qoftë edhe termocentralet bërthamore që paraqesin një rrezik të lartë.
Por, kryeqyteti ukrainas vazhdon të mbetet një nga synimet kryesore të forcave ruse.
Dhe tash e disa ditë qielli i Kievit vazhdimisht “ndriqohet” nga raketat, aeroplanët e helikopterët, derisa forcat ukrainase vazhdojnë përpjekjet tokësore për të mbrojtur kryeqendrën nga një pushtim i mundshëm rus./Botapress.info/