Derisa Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, ka përkrahur vendimin kundër Klan Kosovës duke u thirr në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, ajo vetë drejton ministrinë ku emërimet e kundërligjshme nëpër departamente dhe pozita të ndryshme në kuadër të MINT-it kanë qenë masive, shkruan Albanian Post.
Në disa nga departamentet më të rëndësishme të MINT-së, postet e shefave dhe zëvendësve të tyre mbahen nga zyrtarë që nuk kanë plotësuar kriteret ligjore për të kryer këto detyra.
BE-ja për veriun: Dorëheqja e kryetarëve, mënyra më e shpejtë për të nxitur zgjedhje
Siç shkruan mediumi, një pozitë e rëndësishme si ajo e sekretarit është ende vakante dhe mbahet nga një person pa kualifikime për këtë pozitë.
Në ministrinë e drejtuar nga Hajdari, rezulton se një numër i madh i drejtorive të rëndësishme drejtohen nga zyrtarë që janë emëruar pa ndjekur procedurat ligjore.