Që nga 15 dhjetori derivatet në Kosovë janë duke u shitur për 50 cent më lirë. Kështu të paktën po thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.
Berjani në prononcim për Insajderin ka treguar se sa është duke u shitur aktualisht litra e naftës e benzinës.
Prapaskenat e tenderëve milionësh të Ministrisë së Sveçlës, si mbeti Kosova pa pasaporta?
“Çmimet në tregun kosovar sillen përafërsisht qysh nga 15 dhjetori deri me sot Dizelli 1.43 cent Benzin 1.30 cent”, ka thënë Berjani.
Duke i komentuar edhe rritjet e çmimeve të produkteve bazike, Berjani thotë se këto rritje kanë ndodhur pikërisht duke u thirrë në shtrenjtim të naftës.
Ai ka bërë thirrja që shporta e qytetarit të jetë më e lirë.
“A do të ketë ndryshime në çmimin e derivateve s’mundemi me paragjyku shkaku se po ka lëvizje në Berzat ndërkombëtare dhe po reflekton te ne. Produktet nëpër markete të gjithat kanë pas një rritje ekstreme duke u thirrë në shtrenjtimin e derivateve. Po tash kemi rënie të derivateve rreth 0.50 cent. Shporta e qytetarit duhet të jetë ma e lirë”, potencoi ai.
Theksojmë se çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar thuajse të gjitha rritje. Një pako me ve, me sasi prej 30 copë ka arritur vlerën e 5 euro e 20 cent. Çmim ky tejet i lartë, krahasuar me standardin tonë.
Në anën tjetër, në prag të festave të fundivit vezët, shiteshin me çmim prej 4.49 euro.
Rritje e çmimeve edhe tek produktet tjera u vërejt sidomos në prag të fundvitit.
Bazuar në çmimoren e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ditë para fundvitit, një komplet me vezë është shitur për 4 euro e 29 centë.
Rritje të çmimeve kanë pësuar gati të gjitha produktet bazike, nga buka, vaji, sheqeri, mielli deri te pemët e perimet. Por, sa ishte inflacioni në 8 vitet e fundit?
Në vitin 2014, Inflacioni ( indeksi i çmimeve të konsumit) ishte 0, 4 për qind. Në vitin 2015, inflacioni ishte – 0, 4 për qind. Në vitin 2016 ishte 0, 3 për qind.
Në vitin 2017 ishte 1, 5 për qind. Në vitin 2018 ishte 1.1 për qind. Në vitin 1019 ishte 2, 7 për qind. Në vitin 2020 kishte rënë në 0, 2 për qind.
Në vitin 2021 ishte regjistruar në vlerë prej 3, 4 për qind./Botapress.info/