Një rast i zhdukjes së një personi ka alarmuar familjen dhe autoritetet në Vushtrri, por përfundoi me fat pasi personi i raportuar si i zhdukur është gjetur shëndosh e mirë.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se më 2 qershor, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është paraqitur H. H, i cili ka raportuar se djali i tij, Armend Hajra, ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Rrahman Krasniqi” rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 1 qershorit dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas deklarimit të familjarit, për më shumë se një ditë nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij, çka bëri që rasti të raportohej në Polici.
Pas marrjes së deklaratës dhe njoftimit të prokurores kujdestare, rasti u iniciua si “Person i zhdukur”, ndërsa njësitë policore nisën menjëherë veprimet për lokalizimin e tij.
Megjithatë, falë informacioneve operative dhe veprimeve hetimore, Armend Hajra është gjetur më vonë shëndosh e mirë.
Ai është intervistuar nga hetuesit lidhur me rrethanat e largimit të tij, ndërsa për gjetjen e tij është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
Rasti është mbyllur pa pasoja, pasi personi i raportuar si i zhdukur është kthyer në gjendje të mirë shëndetësore.



Të tjera
Aktuale
Takimi në Bruksel me vendet e NATO-s, Bajrami paraqet perspektivën e Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe
Shëndetësi
Kafeja në mëngjes pa ushqim, si ndikon në trup?
Për shumë njerëz, dita nis me
Aktuale
Numërimi i votave për deputetë: Përfundon në Gjilan e Prizren, vazhdon në Prishtinë
Po vazhdojnë aktivitetet në Qendrat Komunale