Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga një rast i rëndë mashtrimi dhe falsifikimi, që është zbuluar pas hetimeve disa mujore të zhvilluara nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.
Të dyshuarit janë: Gëzim Jusufi, 39-vjeçar, pronar i kompanisë “LG RITELLO” dhe Arlind Ahmeti, 25-vjeçar, agjent i shitjes
Sipas hetimeve, këta dy persona kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm në Gjilan dhe Viti, duke u prezantuar si mjekë specialistë – pulmologë dhe duke i bindur se janë përzgjedhur për të përfituar pajisje të tipit Ritello R2 (fshesë elektrike), bashkë me disa “dhurata”, në kuadër të një kampanje promocionale.
Në realitet, pas nënshkrimit të kontratave dhe pagesave për avans, qytetarët nuk kanë marrë as pajisjet dhe as dhuratat e premtuara.
Deri tani janë identifikuar 13 viktima, ndërsa nëntë prej tyre kanë paguar gjithsej 3,494 euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i kontraktuar kap vlerën prej 24,607 euro.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve më 20 nëntor 2024, ndërsa më 26 maj, pas marrjes së mostrave të nënshkrimeve për krahasim, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe hetimet janë në zhvillim.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së