Aktorja Jamie Lee Curtis, e cila është në mesin e të famshmëve që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve në Kaliforni, njoftoi se familja e saj do të dhurojë 1 milion dollarë si ndihmë
Në një postim në Instagram, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori Christopher Guest dhe fëmijët e tyre do të fillojnë një fond për të mbështetur “qytetin tonë të madh, shtetin tonë dhe njerëzit e mrekullueshëm që ata jetojnë këtu”.
Curtis tha gjithashtu se ajo është në kontakt me zyrtarët për të përcaktuar se ku duhet të drejtohen ato fonde për të pasur ndikimin më të madh.
Ajo e shoqëroi postimin e saj me një foto të tymit që ngrihet mbi skelën e famshme të Santa Monica.
Curtis është ndër yjet e filmit dhe televizionit që jeton në Pacific Palisades, një zonë e shtrenjtë buzë plazhit të Los Angeles, ku një zjarr i madh, jashtë kontrollit ka shpërthyer që nga e marta.



Të tjera
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet
Aktuale
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe