Pas qëndrimit në arrati për një kohë, 22-vjeçari i dënuar me burgim për sulm seksual nga Gjykata Themelore në Gjilan ka rënë tashmë në prangat e Policisë. Ai është arrestuar së fundmi nga Policia dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.
Burimet e gazetes nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Altin Spahiju, i cili ndonëse ishte shpallur në kërkim, arriti ta shijojë lirinë deri para disa ditësh, kur u kap nga Policia e Kosovës në Novobërdë.
Spahiju nga fshati Pasjak i kësaj komune ishte shpallur fajtor veprat penale “Sulm seksual” dhe “Ngacmim seksual”, me ç’rast Gjykata e kishte dënuar me katër vjet burgim.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se 22-vjeçari është dërguar në njërën nga Qendrat Korrektuese për të vuajtur dënimin./Botapress.info/