Thirrjet për një tubim masiv të bëra nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi duket se janë dëgjuar nga demokratët, të cilët kanë zbritur në sheshin para Parlamentit për të protestuar pas publikimit të investigimit nga Rai 3 për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin.
Ashtu siç edhe pritej, opozitarët kanë përgatitur një skenar të ngjashëm me protestat e përjavshme para Bashkisë së Tiranës. Ata mbajnë në duar pankarta me titujt e të gjitha raportimeve të mediave të huaja ndër vite për lidhjet e qeverisë Rama me bandat dhe zyrtarët e korruptuar.
Ndërkohë që policia ka marrë masa duke pajisur efektivët që kanë formuar kordonin me fikëse zjarri dhe maska kundra gaz, duke i paraprirë hedhjes së mundshme të molotovit protestuesit e kanë rrethuar hyrjen e Parlamentit me goma, të cilave u është vënë edhe zjarri.
Disa grumbuj me goma janë duke u djegur, duke krijuar re të dendura tymi. Mbi gomat të cilat po digjen ishin vendosur pankarta me fytyrën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ish-ministrave Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka apo sekretarit të Këshilit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, i cili u arrestua nga SPAK dhe iu sekuestrua pasuri me vlerë mbi 3 milionë euro.
Protestuesit po ashtu kanë hedhur molotov, por deri më tani nuk janë shënuar përplasje me policinë, e cila ka ngritur kordonin në derën hyrëse të Parlamentit.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është