Katër janë viktimat nga zjarret vdekjeprurëse, që kanë pushtuar Turqinë, në bregdetin jugor të vendit, ditët e fundit. Mediet turke njoftojnë se gjysma e vatrave kanë dalë jashtë kontrollit dhe se nuk përjashtohet që zjarri të jetë ndezur qëllimisht.
Më shumë se 63 zjarre kanë shpërthyer ditën e djeshme dhe sot vetëm 30 janë mundur të vendosen në kontroll.Një ndihmës i lartë i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “ata që janë përgjegjës do të duhet të japin llogari për sulmet kundër natyrës dhe pyjeve”.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Marmaris ka paralajmëruar se ai nuk mund të përjashtojë “sabotimin” si shkakun e një zjarri në një vendpushim.