Vjenë, 21 shkurt 2026: Me një turne shahu, të pesëdhjetin me radhë që nga themelimi, në ambientet e Federatës së Shahut të Vjenës, klubi i shahut Arbëria shënoi 18-të vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Njëmbëdhjete shahiste të këtij klubi matën forcat e tyre në shah të shpejtë duke i dhënë këtij aktiviteti një karakter festiv. Pas pesë xhirove u bënë të ditura rezultatet dhe u shpall lista përfundimtare, me në krye tre më të mirët, të cilët kësaj radhe ishin:
Kadri Berbati, vendi i parë me 4,5 pikë
Agron Çika, vendi i dytë me 4 pikë
Sokol Çekani, vendi i tretë me 3,5 pikë
Kupat për tre më të suksesshmit i ndau Presidenti i Federatës së Shahut të Vjenës, Gregor Neff, ndërsa medaljet për të gjithë pjesëmarrësit në turne kryetari i klubit Arbëria, Anton Marku.
Presidenti Gregor Neff përgëzoi kryesinë e klubit të shahut Arbëria për organizimin, ndërsa Anton Marku e falënderoi atë dhe Federatën e Shahut të Vjenës për mbështetjen dhe ofrimin e sallës për mbajtjen e këtij evenimenti.
Në turne mori pjesë edhe Hanna Wehbeh, i cili është Zëvendëspresident i Federatës së Shahut të Vjenës dhe njëkohësisht edhe lojtar i klubit Arbëria.
Klubi i Shahut Arbëria me seli në Vjenë është themeluar në vitin 2012, ndërsa që nga viti 2013 merr pjesë në kampionatin e shahut në Austri. Momentalisht klubi bën gara në ligën e dytë të Vjenës.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,