Dy këngëtaret e dashura të publikut kanë vendosur ti sjellin fansave edhe një projekt të paharruar si ai i realizuar para 11 vitesh.
Këtë bashkëpunim Dafina ka treguar se do e përfshijë në albumin e saj për të cilin po përgatitet tash e disa muaj.“Sunny Hill” është kënga që do ta sjellin bashkë me Tunën, ku sot Dafina ka ndarë pamje nga prapaskenat e klipit.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/August/24/auto_dafina.zeqiri_240289706_556694272143711_3762633056540919202_n-21629811344.jpg)
Kujtojmë, se “Vibe” është kënga e parë që sollën dy artistet.
Artistet ka pak vite që kanë përmirësuar raportet e tyre miqësorë, pasi që disa inçizime ku Dafina dhe Tuna nuk flisnin mirë për njëra tejtrën ishin bërë shkak që mikeshat ti jepnin fund miqësisë së tyre.