Dy makina janë përplasur kokë më kokë në një aksident të frikshëm pasditen e sotme në Milot. Nga fotot duket se makinat janë bërë copash. Ndërkohë mund të shihet se mes të plagosurve janë edhe disa vajza.
“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip ‘Renault’ është përplasur me mjetin tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë,” njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


