Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se bashkë me FSK-në dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.
“Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën”, thuhet në njoftim.
Tutje Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. ka thënë se trupat specialë kanë simuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.
“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, thuhet më tej në njoftim.



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë