Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.
Ai tha se “aktivitetet kërcënuese” të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.
Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha lideri amerikan.
Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë të gjakderdhjes”, pohoi 79-vjeçari.
Ai i referohet krizës së ambasadës amerikane nga vitet 1979 dhe 1981, ku 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.
Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen