Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë. Zonja Rollins drejton organizatën “America First Policy Institute”
Nëse konfirmohet nga Senati, zonja Rollins do të drejtojë një agjenci me 100,000 punonjës që ka zyra në çdo qark të Shteteve të Bashkuara dhe do të mbulojë një gamë të gjërë çështjesh, si siguria ushqimore, zhvillimi rural, hulumtimet në fushën e bujqësisë dhe tregtia, mes të tjerash.
Buxheti i agjencisë për vitin 2024 ishte 437.2 miliardë dollarë.
Axhenda e kandidates do të ndikojë tek dieta ushqimore dhe shpenzimet e amerikanëve për ushqimin. Zyrtarët e Departamentit të Bujqësisë negociojnë marrëveshje tregtare, japin rekomandime për dietën, inspektojnë prodhimet e mishit, luftojnë zjarret dhe mbështesin qasjen në internet për zonat rurale, mes aktiviteteve të tjera.
“Brooke është e përkushtuar ndaj fermerëve amerikanë, për mbrojtjen sigurisë ushqimore në vend, dhe rigjallërimin e qyteteve të vogla të varura nga bujqësia”, thuhet në deklaratën e zotit Trump.
“America First Policy Institute” është një organizatë me prirje të djathta që ka punuar ngushtë me fushatën e zotit Trumë për të ndihmuar në formimin e politikave për administratën e tij të ardhshme. Zonja Rollins drejtoi Këshillin e Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të zotit Trump.
Në krye të Departamentit të Bujqësisë, zonja Rollins do drejtojë negociatat e reja vitin e ardhshëm për marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada./VOA



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra