Një zyrtar policor ka vdekur sot rreth orës 12:30 në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Zveçan.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Ai tha se viktima ka qenë me veturë zyrtare, por ka qenë jashtë detyrës në kohën që është aksidentuar.