Tronditet Stambolli para pak minutash

Dy ditë më parë Turqia u trondit nga një sulm i tmerrshëm terrorist në Stamboll dhe sonte pati një të ri. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një makinë bombë.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Fatih të Stambollit.Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

LEXO EDHE KETE

Reagon edhe Gjermania: Jemi në kontakt me shtetet e NATO-s

Kujtojmë se policia turke arrestoi një grua, Ahlam Albashir, e dyshuar për vendosjen e bombës në rrugën Istiklal të Stambollit që vrau gjashtë persona të dielën.

81 persona u plagosën dhe autoritetet e cilësuan shpërthimin si akt terrorist./Botapress.info/

ngjashme