Një zhvillim dramatik ka ndodhur sot në Prishtinë gjatë një aksioni policor për arrestimin e Bilall Kqikut, personit të shpallur në kërkim për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë në Kolovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë dhe Emergjencës, në momentin që forcat e rendit kanë ndërhyrë për ta ndaluar, Kqiku ka tentuar t’i shpëtojë ndalimit duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku po fshihej. Si rezultat, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në QKUK, ku po trajtohet nën mbikëqyrje të Policisë.
Burime mjekësore konfirmojnë për Sinjalin se gjendja e tij është e rënduar, por për momentin stabile. Në Emergjencë janë parë forca të shumta policore si dhe prokurori i rastit, që kanë dalë për të ndjekur nga afër situatën.
Kujtojmë se Bilall Kqiku është një nga personat e dyshuar në një nga rastet më të rënda kriminale të këtij viti – vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 mars 2024 në rrugën “Butrinti” në Prishtinë. Ai, së bashku me disa të tjerë, dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt një veture me katër persona, duke lënë të vdekur Egzon Hazirin dhe duke plagosur rëndë të tjerët.
Rasti po trajtohet me prioritet nga Njësiti për Hetimin e Krimeve të Rënda, ndërsa Gazeta Sinjali do të publikojë detaje të reja posa të konfirmohen nga burime zyrtare.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në