Skuadra e Ballkanit e ka fituar takimin e xhiros së 23’të në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani me golin e shënuar nga Ermal Krasniqi arrit t’i paketojë tre pike të plota, shkruan Botapress.info
Por, përkundër fitores minimale ndaj llapjanëve, dike e ka penguar prezenca e tyre në qytetin e Suharekës .Sipas disa fotografive që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se një person ka goditur me gur autobusin e KF Llapit.
Personi që ka goditur xhamin e autobusit është arrestuar menjëherë nga policia e Kosovës.