Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se së bashku me deputetë nga LDK dhe AAK kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
Behrami ka bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet nesër në ora 10:00, ndërsa nënshkrues të kërkesës janë gjithashtu Sala Jasahri, Armend Zemaj dhe Albana Bytyqi.
Në letrën drejtuar kryetares së komisionit, Fatmire Kollçaku, deputetët theksojnë se Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, të cilat rrezikojnë të zbehin karakterin çlirimtar të luftës.
Aty deklarohet edhe për ekspozitën për masakrat në Kosovë, duke thënë se njëjta ka nxitur shqetësim të thellë publik për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve të luftës, dhe se, përmbajtja e saj është devijim nga e vërteta historike.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në