Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se së bashku me deputetë nga LDK dhe AAK kanë kërkuar mbledhje urgjente të Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
Behrami ka bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet nesër në ora 10:00, ndërsa nënshkrues të kërkesës janë gjithashtu Sala Jasahri, Armend Zemaj dhe Albana Bytyqi.
Në letrën drejtuar kryetares së komisionit, Fatmire Kollçaku, deputetët theksojnë se Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, të cilat rrezikojnë të zbehin karakterin çlirimtar të luftës.
Aty deklarohet edhe për ekspozitën për masakrat në Kosovë, duke thënë se njëjta ka nxitur shqetësim të thellë publik për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve të luftës, dhe se, përmbajtja e saj është devijim nga e vërteta historike.



Të tjera
Aktuale
Vazhdon trendi i rritjes së çmimit, nafta në Kosovë ‘fluturon’ në 1.82 euro
Çmimi i naftës në Kosovë ka
Lajme
MINTI: Konstatohen parregullsi te njehsorët, por nuk ndikon në faturim
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Lajme
Enver Hasani sqaron se si i kalojnë kompetencat Haxhiut pasi t’i skadojë mandati Vjosa Osmanit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani