Policia e Kosovës tha se ka realizuar me sukses tri ekstradime dhe një transferim, të personave të dënuar dhe të kërkuar nga shtete të ndryshme drejt Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore të drejtësisë.
Sipas njoftimit zyrtar, më 16 mars është bërë transferimi nga Italia në Kosovë i shtetasit kosovar me inicialet S.S., i dënuar për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.
Pas kthimit, ai i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi një pjesë të tij e kishte kryer në Itali.
Ndërkaq, më 18 mars janë realizuar dy ekstradime. Nga Shqipëria është ekstraduar shtetasi kosovar L.V., i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe kishte qenë në arrati.
Po të njëjtën ditë, nga Gjermania është ekstraduar edhe shtetasi F.G., i kërkuar për veprën penale “Grabitja” dhe i dënuar me një vit burgim efektiv.
Pas kthimit në Kosovë, ai u është dorëzuar njësive përkatëse policore në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe të Prizrenit.
Një tjetër ekstradim është realizuar më 19 mars nga Gjermania, ku shtetasi F.A. është kthyer në Kosovë. Ai kërkohej për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas ekstradimit, i dyshuari është dorëzuar tek njësitë përkatëse policore për procedura të mëtejshme.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në