Tashmë janë ngritur shumë dyshime se është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Zyrtarisht PDK dhe LDK, kanë ftuar prokurorinë e shtetit që të hetohen këto raste, pasi dyshohet se partia në pushtet përdori metoda për të shtrembëruar vullnetin politik të qytetarëve.
Analisti politik Shkodran Ramadani, ka ironizuar keq me premtimet e Kurtit, për linjë hekurudhore Prishtinë-Gjilan.
Ramadani ka thënë se VV e mbajti premtimin. “E paskan sjelle Trenin Bullgar ne Gjakove dhe Shtime. Linje e rregullt Kosovë – Bullgari me Tren Bullgar, fjala e fundit e teknologjise” – ka shkruar ndër të tjera Ramadani.
E plotë:
VV shpejt e paska realizu premtimin per ndertimin e Hekurudhes. E paskan sjelle Trenin Bullgar ne Gjakove dhe Shtime. Linje e rregullt Kosovë – Bullgari me Tren Bullgar, fjala e fundit e teknologjise. Albin Kurti TraVVel. Tani po thojne nuk ka investime kapitale.