Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë dhe protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Gjatë kësaj vizite të realizuar më 13 maj në Prishtinë, shkaku i protestës ajo e kishte anuluar konferencën për media.
Ajo, për median serbe Kosovo Online, që njihet se propagandon kundër ish-krerëve të UÇK-së, goditi veteranët e luftës, duke thënë se praktikisht ata janë shkaktarët se përse gjyqi ndodhet në Hagë.
“Protestat e organizuara nga veteranët e luftës në Kosovë treguan se sa e vështirë do të ishte të garantoheshin gjyqe të sigurta dhe të qëndrueshme, zhvillim i qetë dhe pa shqetësime i procedurave gjyqësore, nëse procedurat do të zhvilloheshin në Kosovë”.
“Po kështu, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet se sa rëndësi i kushton Gjykata mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave”.



Të tjera
Aktuale
Buzhala e Rexhaj sërish përballë, e nisin emisionin me ironi
Një incident kishte ndodhur në studion
Aktuale
Zbulohet domethënia e “NEWBORNIT” për 18 vjetorin e pavarësisë
New Born”, simboli artistik i pavarësisë
Aktuale
Deputeti i VV-së: Paga e 13 pritet të dalë në fund të marsit
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes