Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kundërshtive të mëdha nga komuniteti i bizneseve në Kosovë.
Ata protestuan gjatë javës duke bllokuar hyrjet në Prishtinë, për të kërkuar nga Qeveria kohë për një transformim të tillë.
Lulzm Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se përkundër se sot është e diel ku asnjë fabrikë nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat.
Intervistën e tij për Klan Kosovën e shpërndau faqja e Odës Ekonomike.
“Edhe pse është ditë e diel, kur asnjë fabrikë nuk operon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat. Kësaj shume i shtohen edhe rreth 30 euro për tarifat e rrjetit (KOSTT dhe KEDS), si dhe kosto shtesë për administrim, rrezikshmëri dhe marzhë fitimi, për të cilat nuk dihet sa janë saktësisht. Kjo situatë krijon pasiguri të plotë, madje edhe kur bëhet fjalë për furnizim nga Furnizuesi i Fundit”, ka thënë ai. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur