Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është lojtari më i rëndësishëm i Mallorca në sezonet e fundit.
Sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen kundër Real Madrid, në barazimin 1:1 të Mallorca dhe dha asist në fitoren e fundit ndaj Leganes.

Media boshnjake
Për tifozët e Mallorca, Muriqi është lojtari më i preferuar dhe është kthyer në idhull. Madje tifozët e kanë pagëzuar me nofkën pirati. Shqiptari ka rrëmbyer zemrën e tyre, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer lojtarëve serbë.
Media boshnjake, “Sportsport.ba”, aludon se 3 lojtarët serbë të Mallorca, praktikisht të gjithë lojtarët serbë te kjo skuadër, janë larguar për shkak të piratit shqiptar, se nuk e duronin dot ambientin ku idhulli i tifozëve dhe lojtari më i rëndësishëm ishte shqiptari Vedat Muriqi.
Në sezonin e shkuar Mallorca kishte tre lojtarët me origjinë serbe, Rajkoviq, Radonjiq dhe Nastasiq. Të gjithë këta futbollistë u larguan këtë verë, Rajkoviq kaloi te Al Ittihad, Radonjiq te Torino dhe Nastasiq u largua në ditët e fundit të afatit kalimtar.
“Do të ishte shumë rastësi që tre lojtarë të së njëjtës kombësi të largohen nga një skuadër brenda pak ditësh, tifozët mendojnë se arsyeja gjendet e Vedat Muriqi”, shkruan media boshnjake.



Të tjera
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,