Në fillim të kësaj jave, u raportua se Mikel Merino nuk do të ftohej në skuadrën e Real Sociedad për ndeshjen e tyre hapëse në La Liga kundër Rayo Vallecano, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje. Klubi tani ka konfirmuar se ashtu ka ndodhur.
Merino pritet të nënshkruajë për Arsenalin në ditët në vijim, me një marrëveshje prej 35 milionë eurosh që do të arrihet me baskët.
Nëse kjo ndodh zyrtarisht, mesfushori spanjoll tani ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin të cilit iu bashkua në vitin 2018.
Mos-ftesën e Merinos dhe bisedimet me Arsenalin i ka konfirmuar edhe vet trajneri i Soeciedadit, Imanol Alguacil.
“E kam lënë Merinon jashtë skuadrës pasi ka bisedime me klube të tjera… dhe kjo është zgjidhja më e mirë tani”, ka thënë trajneri i baskëve.
Pjesa tjetër e kontingjentit spanjoll të Sociedad (Alex Remiro, Martin Zubimendi dhe Mikel Oyarzabal) janë përfshirë, megjithëse nuk ka vend për nënshkrimin e ri Sergio Gomez, i cili së fundmi u kthye pasi ndihmoi Spanjën të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Largimi i afërt i Merino është një goditje për Real Sociedad, megjithëse drejtuesit e klubit do të jenë mirënjohës që Zubimendi nuk do t’i bashkohet atij në Ligën Premier, pas refuzimit të tij për një lëvizje në Liverpool.



Të tjera
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore
Aktuale
KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve
KEDS ka njoftuar për “punime
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe