Një lajm i trishtë vjen nga bota e motorsportit. Talenti 18-vjeçar i garave Dilano van ‘t Hoff nga Dordrecht ka gjetur vdekjen ditën e sotme pas një aksidenti tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në pistën e famshme të Formula 1, Spa, e cila po organizonte një event të Kampionati Europian i Rajoneve në Formula nga Alpine (FRECA).
Vant Hof ishte në sezonin e tij të dytë të FRECA, teksa në karrierën e tij si amator kishte arritur një herë podiumin në Barcelonë.