Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Vjenë, ku tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi. Viktimat që humbën jetë në kryeqytetin e Austrisë janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref Zekaj.
Lidhur me këtë rast po ‘’rritet presioni ndaj përgjegjësve. Kështu raporton gazeta austriake Kronen Zeitung.
Aty thuhet se sindikata e ndërtimit dhe drurit po kërkon një sqarim të plotë të shkaqeve, ku fjalët e kryetarit federal të sindikatës, Josef Muchitsch, ishin veçanërisht të forta, përcjell Gazeta Express.
“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier”, duke shtuar: “Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje.”
Na raportimi bëhet e ditur edhe se, janë urdhëruar autopsitë dhe se, siç ka njoftuar policia e Vjenës të mërkurën, hetimet po vazhdojnë ende.
Në proces është përfshirë edhe inspektorati i punës. Pas ekzaminimit të trupave, është dorëzuar një raport fillestar në prokurori, ndërsa autopsitë pritet të jenë urdhëruar tashmë. Tani po shqyrtohet nëse ka elemente të përgjegjësisë penale. /



Të tjera
Aktuale
Aksioni në ARBK për shkak të “ndryshimit të pronësisë së një biznesi”
Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe
Aktuale
Rritjeve të çmimit të naftës në Kosovë- OEK del me dy propozime
Oda Ekonomike e Kosovës ka dhënë
Lajme
Izraeli sulmoi impiantin më të madh të gazit në Iran
Forcat ajrore izraelite kanë sulmuar infrastrukturën