Një punëtor ka vdekur sot në Strellc të Deçanit pasi e kanë zënë disa dërrasa në punëtori. Bashkë me të ka qenë edhe një punëtor tjetër, i cili ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima vdiq në spital.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve”.
Gashi shtoi se në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të