Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Vishnjik të Sarajevës, në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Një grua ka mbetur e vdekur, ndërsa vajza e saj dyshohet se është autore e vrasjes.
“Këtë mëngjes, rreth orës 4 të mëngjesit, Drejtoria e Policisë së Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës u njoftua se një vrasje kishte ndodhur në një apartament në lagjen Vishnjik. Vajza dyshohet se ka vrarë nënën e saj, pas së cilës ajo ka tentuar vetëvrasje”, tha Zyra e Prokurorit të Kantonit.
E dyshuara është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës (KCUS), ku po trajtohet nën kujdes të shtuar mjekësor. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar dhe po udhëhiqen nga prokurori në detyrë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në