Një ngjarje e rëndë është raportuar më 4 shkurt 2026 në Rahovec, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Hamza”.
Rasti është paraqitur rreth orës 08:30 në Stacionin Policor në Rahovec nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, i ka gjetur të shtrirë pa shenja jete dy persona: H. M. rreth 86 vjeç dhe J.M. rreth 64 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy viktimave.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorin kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa është urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Trupat janë transportuar drejt IML-së në Prishtinë, ndërsa rasti për hetime të mëtejshme i është dorëzuar Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të DRP Gjakovë.
Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në