Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në ora 16:20 derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Më pas, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik.

Të tjera

Uncategorized

Jak Janusz Casino wspiera różnorodność i inkluzywność w świecie hazardu

W dzisiejszych czasach coraz więcej uwagi

Lajme

Pas bashkimit, Abdixhiku e Osmani dalin në terren bashkërisht

Kandidati për kryeministër, nga LDK, Lumir

Aktuale

Hamza i kërkon Limajt ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri