Një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të Dragashit, përfundoi me fatalitet.
Konflikti, i cili u raportua rreth orës 23:00, ia mori jetën imamit të fshatit, Gazmend Zahirovcit.
Imami 46-vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marr lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Policia në raporton 24-orësh.
I dyshuari për vrasjen është në arrati, sipas njoftimit të Policisë.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë ende në fazë fillestare.



Të tjera
Lajme
Tragjedi në Dragash – vritet imami kosovar
Një rrahje mes disa personave në
Lajme
E hëna tragjike në Kosovë: Vritet me thikë një person, tjetri bie në bunar, i treti gjendet i pajetë
Një person është gjetur pa shenja
Aktuale
GLPS: Kosova rrezikon humbje të pakthyeshme financiare nga vonesat në zbatimin e Planit të Rritjes
Kosova rrezikon të humbë përfundimisht 90.6