Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me rrënjë nga Kosova.
Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.
Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me rrënjë nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, në Austrinë e Ulët.
Policia ka reaguar shpejt dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Sipas informacioneve të para nga mediat austriake, dyshohet se arma e krimit ka qenë një kaçavidë, me të cilën viktima është goditur për vdekje.
Gruaja ishte nënë e katër fëmijëve, derisa burri 47 vjeç.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja në orët në vijim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në