jë 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të enjten në vendin e tij të punës në Arbing, Austri, pasi ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë pastrimit të një fasade ndërtese, raportojnë mediat lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa viktima, që jetonte në Linz, po punonte në fasadën anësore të një pallati. Kolegu i tij, një shtetas 34-vjeçar nga Iraku, dëgjoi britmën e kosovarit dhe ndërhyri menjëherë, por ishte tepër vonë.
“Me sa duket ai preku një linjë me tension të lartë gjatë punës. Ishte një moment i tmerrshëm”, deklaroi kolegu.
Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, por mbërritën me vonesë. Ekipet mjekësore kryen reanimim (CPR), por pa sukses. Mjekët konstatuan se 35-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.
Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit tragjik.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur