Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk e ka pritur rezultatin e arritur nga Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti ka pasur një qeverisje jo të mirë.
Në një intervistë për Klan Kosovën me gazetaren Qëndresa Tërshani, i pari i Prizrenit, tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe ka uruar fituesin, pavarësisht zhgënjimit me rezultatin.
“Së pari duhet t’u japim komplimente qytetarëve, sepse procesi zgjedhor, të paktën deri tani sipas informatave që kemi, ka shkuar mirë. Pas një periudhe të qeverisjes jo të mirë nga Vetëvendosja, marrja e një numri kaq të madh votash për mua ka qenë befasi. Megjithatë, kjo është demokraci dhe duhet respektuar vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Totaj. /Klankosova



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së