Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prizren, do të propozojë për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyqi, shkruan Gazeta Botapress.
Sipas njoftimi për media, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.
“Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anetare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që do të mbahet të enjtën, me datën 23.12.2021, grupi parlamentar i PDK-së do të propozoj si kandidate për Kryesuese, Antigona Bytyqi. /Botapress.info/