Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar ashpër pasi garueset kosovare përfunduan Kampionatin Botëror të xhudos.
Për dallim nga vitet tjera ku Kosova ka arritur të marrë medalje të shumta, këtë vit me medalje është stolisur vetëm kampionia olimpike, Distria Krasniqi.
Krasniqi arrit që në kategorinë deri në 52 kg të marrë medaljen e bronztë, ndërsa fatin e njëjtë sikurse të saj nuk e kishin Loriana Kuka, Laura Fazliu e Flaka Loxha.
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror përmes një statusi në Facebook ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka. Kuka në postimin e tij ka sqaruar veçmas për secilën garuese detajet nga humbjet e tyre.
Humbi me një diskualifikim të çuditshëm por me garuese të atij niveli sduhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik! Flaka Loxha 57 kg performoj jo mirë dhe realisht niveli i saj për një Botëror ende ska arrit ku duhet,anën fizike e ka të mirë por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel,problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub por ende ska ecje para”, thuhet në postimin e Kukës.
“E fare në fund medalja e Botërorit fare pak u përshëndet nga njerëzit kompetent të shtetit tonë e besa,asnjë intervistë se pava të Distrias në media pos info nga gara!Po mendoj po të vinte medalja Botërore nga ndonjë sport tjetër si do reagohej!?”, përfundon statusi i Kukës.
Dy garueset kosovare: Laura Fazliu e Loriana Kuka u diskualifikuan për shkak të thyerjes së rregullave, ndërkaq Flaka Loxha u ndal në luftën e parë përballë xhudistes polake, Arleta Podolak./Botapress.info/