Në rrjetet sociale kanë plasur talljet me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj. Ky i fundit që vije nga radhët e VV-së, në zyrën e tij në komunë po mban një pikturë ku Kurti pasqyrohet si luan në një përrua.
Kjo pikturë, në rrjete sociale, ishte përdorur si fotografi nga fansat që Kurtit i besojnë verbërisht, por s’i kishte shkuar në mendje dikujt që ajo mund të lihej në murin e një zyreje nga një kryetar komune.
Ndërkaq është publikuar edhe një fotografi tjetër kur Rahimaj shihet teksa me krenari dhe i buzëqeshur qëndron para kësaj pikture. /Botapress.info/