Xhudistët kosovarë vazhdojnë me suksese kulmore. Një të tillë të shtunën e arriti Laura Fazliu.
Ajo është në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Pra e ka të sigurtë të paktën medaljen e argjendtë, por synim natyrisht është medalja e arit. Laura ka pasur një ditë të shkëlqyeshme në kategorinë deri 63 kilogramë.
Në luftën e parë e kaloi izraeliten Kerem Primo. Më pas e mposhti bartësen e parë, britaniken Lucy Renshall. Dominimin e vazhdoi edhe në çerekfinale ndaj çekes Renata Zachova. Dhe në gjysmëfinale ishte më e mirë se spanjollja Cristina Cabana Perez.
Laura është vetëm 21-vjeçare dhe para saj është një karrierë e gjatë dhe e suksesshme