Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se premtimet që po i bëjnë partitë opozitare, për punësimin e të rinjve, janë vetëm për fushatë.
“Me Qeverinë Kurti, secili i ri në moshën 18-29 vjeç që kërkon punë tashmë mund të gjejë punën e parë që subvencionohet nga shteti për 6 muaj, në vlerë të pagës minimale, përmes platformës Superpuna” tha Murati.
Sipas tij, derisa tjerët japin premtime “të rreme”, qeveria e ka realizuar premtimin për çështjen e punësimit.
Ky është postimi i plotë i tij:
Partitë opozitare tek tani kanë filluar të premtojnë programe e skema punësimi për rininë, normalisht veç për fushatë, se përndryshe e kemi pa kur kanë qeverisë sa e kanë pasë përnime.
Me Qeverinë Kurti, secili i ri në moshën 18-29 vjeç që kërkon punë tashmë mund të gjejë punën e parë që subvencionohet nga shteti për 6 muaj, në vlerë të pagës minimale, përmes platformës Superpuna.
Që nga muaji tetor, edhe në Superpuna paga minimale është 350 euro për orar të plotë, ndërsa bizneset mund të shtojnë mbi këtë nivel, për pagë më të lartë.
Pra përderisa tjerët vazhdojnë të japin premtime të rreme që kurrë nuk i mbajtën, Qeveria Kurti tashmé e ka realizuar këtë premtim.
A din dikush të më tregojë qoftë edhe një masë të vetme mbështetëse për rininë që kanë bërë qeveritë e kaluara për 20 vite qeverisje?



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e