Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.
Ajo tha se Kosova është vendi më proevropian në rajon.
“Nëse krahasohemi me fqinjin tonë, i cili është i vetmi vend që nuk është distancuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, janë të vetmit që s’kanë vendosur sanksione dhe kanë nënshkruar memorandum për harmonizimin e politikave të jashtme, ndërsa ai shtet dhe qytetarët e tij të lëvizin lirshëm dhe të izolohemi ne – me të thënë të drejtën s’po e kuptoj këtë politikë të Evropës”, tha ajo.